KONTRATA E SHITJES
Të gjithë përdoruesit konsiderohen që e kanë miratuar Kontratën e Shitjes nëse e kanë lexuar dhe pranuar kushtet e anëtarësimit sapo të përfundoj procesi i regjistrimit si anëtarë.
Kontrata e Shitësit
Kontrata e Shitjes është Kontrata Virtuale e Shitjes ndërmjet Magmahouse.com dhe Klientit.
Neni - 1
Kjo Kontratë i nënshtrohet Ligjit Nr. 4077 për Mbrojtjen e Konsumatorëve, në lidhje me shitjen dhe dorëzimin e produktit, kualiteti dhe çmimi i shitjes të cilit i referohen më poshtë, që shitësi ia ka shitur blerësit; Mbulon të drejtat dhe detyrimet e palëve në përputhje me dispozitat e Rregullores për Parimet dhe Procedurat e Zbatimit të Kontratave në Distancë.
Neni - 2
INFORMACION MBI SHITËSIN
www.magmahouse.com
Neni - 3
INFORMACION MBI BLERËSIN
Të gjithë anëtarët: Të gjithë blerësit që janë anëtarë të dyqanit të tregtisë elektronike të kompanisë Magmahouse sh.p.k dhe blejnë në atë dyqan. (më tej referuar si blerës ose klient).
Neni - 4
OBJEKTI I KONTRATËS DHE INFORMACIONI PËR PRODUKTIN:
Mallrat/Produktet ose Shërbimet; Lloji, Sasia, Marka/Modeli, Ngjyra, Numri, Çmimi i Shitjes dhe Mënyra e Pagesës janë siç paraqiten në webfaqe dhe këto premisa mund të ndryshojnë pa e njoftuar blerësin.
Neni - 5
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
5.1 - Blerësi deklaron se e ka lexuar të gjithë informacionin paraprak për karakteristikat themelore, çmimin e shitjes , mënyrën e pagesës dhe dorëzimit të mallit(produktit) që është objekt i kontratës të përcaktuar në nenin 4, si dhe ka dhënë konfirmimin e nevojshëm në mjedisin elektronik.
5.2 -Produkti -që i nënshtrohet kontratës -i dorëzohet blerësit ose personit ose organizatës në adresën e dëftuar në informacionin paraprak, në varësi të distancës së vendbanimit të blerësit për çdo produkt, me kusht që periudha ligjore 30-ditore nuk është tejkaluar.
5.3 - Nëse produkti që i nënshtrohet kontratës do t'i dorëzohet një personi ose organizate tjetër,të ndryshëm nga BLERËSI, SHITËSI nuk mund të mbahet përgjegjës nëse personi ose organizata që do t'i dorëzohet produkti nuk e pranon (dorëzimin) produktin.
5.4 SHITËSI është përgjegjës për dorëzimin e produktit të kontraktuar në mënyrë korrekte, të plotë, në përputhje me kualifikimet e specifikuara në porosi dhe bashkë me dokumentet e garancisë dhe manualet e përdorimit- nëse i ka në posedim.
5.5 - Për dorëzimin e produktit të cekur nëkontratë , kontrata në fjalë duhet të miratohet në mënyrë elektronike; çmimi i shitjes duhet të paguhet në formën e pagesës të preferuar nga blerësi. Nëse, për çfarëdo arsye, çmimi i produktit nuk paguhet ose anulohet në të dhënat bankare, SHITËSI konsiderohet i lirë nga detyrimi për t'a dorëzuar produktin.
5.6 - Nëse banka ose institucioni financiar përkatës nuk i paguan SHITËSIT çmimin e produktit për shkak të përdorimit të padrejtë ose të paligjshëm të kartës së kreditit të blerësit nga persona të paautorizuar pas dorëzimit të produktit, jo për faj të blerësit -vetë BLERËSI ose produkti i dorëzuar personit ose institucionit të përcaktuar në kontratën e shitjes, duhet t'ia dërgojë atë SHITËSIT brenda ditëve të punës. Në një rast të tillë, kostot e transportit janë përgjegjësi e BLERËSIT.
5.7 - Nëse SHITËSI nuk mund të dorëzojë produktin që i nënshtrohet kontratës në kohën e duhur për shkak të forcës madhore ose rrethanave të jashtëzakonshme siç janë kushtet meteorologjike që pengojnë transportin, ndërprejnë transportin, SHITËSI është i detyruar të njoftojë BLERËSIN për situatën. Në këtë rast, BLERËSI mund të përdorë një nga të drejtat për të anuluar porosinë, për të zëvendësuar produktin që i nënshtrohet kontratës me precedentin e tij- nëse ka; dhe/ose të shtyjë kohën e dorëzimit derisa të hiqen këto pengesa.
Në rast se BLERËSI anulon porosinë, SHITËSI do të tentojë të anulojë faturën e BLERËSIT me kartën e kreditit dhe të kthejë shumën përkatëse në llogarinë e BLERËSIT brenda 7 ditësh dhe transaksioni do t'i njoftohet BLERËSIT me e-mail. Në një rast të tillë, SHITËSI nuk mund të mbajë përgjegjësi për vonesat e shkaktuara nga banka përkatëse.
5.8 - Në rast se produktet e dorëzuara personit dhe/ose institucioneve që BLERËSI dëshiron t'i dorëzojë janë të dëmtuara ose të prishura, produkti ose produktet përkatëse duhet t'i dorëzohen SHITËSIT brenda 7 ditëve, duke filluar nga data e marrjes nga BLERËSI, për riparimin ose zëvendësimin e nevojshëm brenda kushteve të garancisë dhe shpenzimet e transportit mbulohen nga SHITËSI. Në rast të tillë, nëse skadon afati 7-ditor, BLERËSI duhet të dërgojë produktin që ka marrë në shërbimin përkatës.
5.9- Pas miratimit elektronik të kësaj kontrate nga BLERËSI (pas realizimit të anëtarësimit), kontrata i dorëzohet adresës www.Magmahouse.com dhe atëherë bëhet valid.
Neni - 6
E DREJTA E TËRHEQJES:
Blerësi ka të drejtë të tërhiqet brenda shtatë (7) ditëve nga dorëzimi i produktit të kontraktuar tek ai ose tek personi/organizata në adresën e treguar. Në mënyrë që e drejta e tërheqjes të ushtrohet, SHITËSI duhet të njoftohet me faks ose e-mail brenda kësaj periudhe dhe produkti nuk është përdorur brenda këtij afati. SHITËSI nuk mund të mbajë përgjegjësi për dështimet nga ana e bankës në kthimin e vlerës së çmimit të produktit. Nëse fatura origjinale e shitjes nuk dërgohet, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe detyrimet e tjera ligjore, nëse janë, nuk rimbursohen. Kostoja e transportit të produktit të kthyer për shkak të së drejtës së tërheqjes i takon BLERËSIT. Përveç kësaj, e drejta e tërheqjes nuk mund të përdoret për produktet që nuk mund të kthehen për shkak të natyrës së tyre, produkte me përdorim të vetëm, softuer dhe programe të kopjueshme, produkte që përkeqësohen shpejt ose skadojnë. Përdorimi i së drejtës së tërheqjes në të gjitha llojet e softuerëve dhe programeve, DVD, VCD, CD dhe kaseta, kompjuterë dhe materiale harxhuese (toner, fishek, shirita, etj.) dhe të gjitha llojet e produkteve kozmetike është subjekt i kushtit që paketa e produktit është e pahapur, e paprekur dhe produkti është i papërdorur.
Neni - 7
GJYKATA E AUTORIZUAR:
(turkish:YETKİLİ MAHKEME:)
Në zbatim të kësaj kontrate autorizohen Komitetet e Arbitrazhit të Konsumatorit dhe GJYKATAT E KONSUMATORËVE në vendbanimin e BLERËSIT ose SHITESIT deri në vlerën e deklaruar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë. Në rast se porosia miratohet në mënyrë elektronike, BLERËSI do të konsiderohet se ka pranuar të gjitha dispozitat e kësaj kontrate.
Menü
- Grup i Qelqit
-
Grup i Tavolinёs
- Seti i Pjatave
- Setet Lugë Thikë Pirun
- Tabakët e Shërbimit
- Produkte Bambu
- Filxhana të Kafesë
- Koleksione të Pjatave teke
- Shih Të Gjitha
-
Grup i Kuzhinёs
- Veglat e Kuzhinës
- Tenxheret
- Gjygyma të Çajit dhe Xhezvet
- Shih Të Gjitha
-
Tekstilli pёr Amvisёri
- Setet për Çejz
- Banjo
- Dhoma e Gjumit
- Tekstil Tavoline
- Jastëk dekorativ
- Shih Të Gjitha
- Pajisje tё vogla Shtёpiake
- Extra -%50 Zbritje Në Shportë
Zbritje Speciale për Verë në artikujt e përzgjedhur deri -50% .
Zbritja është me stoqe të kufizuara.
Transporti gratis për blerjet prej 20 Euro ose më shumë! !
- English
Kontrata e e Anëtarësimit